Tuesday, July 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet ‘PD ishte kthyer në një parti ku një njeri vendoste për gjithkënd’,...

‘PD ishte kthyer në një parti ku një njeri vendoste për gjithkënd’, Spahia: Të fitojmë të gjitha qytetet, siç bëmë me Shkodrën

0
77
Zjarr Televizion Adccccc

Kreu i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku u shpreh se qyteti u fitua në 6 Mars, vetëm në sajë të votës së lirë brenda strukturave. Spahia tha se në 6 Mars, shkodranëve iu kthye shpresa.

“PD ishte kthyer në një parti ku një njeri vendoste për gjithkënd. Tani është vota që do të vendosë, ne jemi demokratët që i bësojmë votë. Unë vetë jam produkt i votës reale brenda nesh, ka rritur konkurencën, janë demokratët që vendosin se kush do ti përfaqësojë në pushtetin qendror dhe në pushtetin lokal.

Të dashur demokratë, jam i bindur se mbështetja te vota, do të sjellë PD-në në pushtet. Në 6 Mars në Shkodër ne u dhamë shpresë demokratëve se do të ringriheshim, ne fituam pasi ishim në anën e drejtë, me një ekip të sprovuar në fushata, me energjinë dhe punën e palodhur për të fituar edhe votën e fundit

Ne kemi përgjegjësinë historike për të fituar si Shkodrën të gjitha qytetet e tjera, besimin ta injektojmë te çdo votues. Kemi detyrën historike ta bëjmë PD-në shtëpinë e shpresës”, u shpreh Spahia gjatë fjalës së tij.

Zjarr Tv Ad