PD publikon studimin: 40% e ekonomisë informale, 22% e saj është ekonomi kriminale

0
37

Partia Demokratike publikon studimin e  Global Initiative, sipas të cilit në Shqipëri rreth 30% e tenderave dhe koncesioneve shkojnë për zyrtarët e korruptuar, 50% e shqiptarëve paguajnë rryshfet dhe 40% është ekonomi informale dhe 22% kriminale.

“Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave. Ky fakt i pakundështueshëm është denoncuar qysh herët nga PD dhe së fundmi është i përfshirë në çdo raport serioz ndërkombëtare.303837fd-c6c5-474c-bc7b-7792f0e23ca9

Ashtu siç dhe Studimi i Global Initiative (linku) e shkruan zeza mbi të bardhë se dy burimet kyçe të pastrimit të parave janë pikërisht të ardhurat nga droga dhe paratë e korrupsionit. Sipas raportit 30% e kontratave të tenderave publik shkojnë për të korruptuar qeveritarët. E përkthyer në parà, rezulton se për vitin 2018-2019 janë tenderuar gjithsej 679 mln euro nga të cilat gati 200 mln euro kanë qenë para që kanë shkuar për korrupsion.”, njofton ish deputetja Jorida Tabaku

PD nënvizon se kjo është një shifër alarmante që e rendit Shqipërinë në  burim të krimit të organizuar, korrupsionit me paratë publike dhe një lavatriçe e madhe e parave të pista. Dhe paturpësisht në këtë situatë qeveria shqiptare vazhdon të këmbëngulë në miratimin e amnistisë fiskale. Që nuk është asgjë më shumë se vulosja me parlament e pastrimit të parave të krimit dhe drogës. Sot Shqipëria ndodhet jo vetëm në krizë te thellë ekonomike. Shqiptarët sot jetojnë me rrezikun se mafia, paratë e së cilës mbizotërojnë në ekonomi, mund të vendosë dhe për jetën e tyre” denoncon ish deputetja Jorida Tabaku në një deklaratë për median.

Zjarr Tv Ad