Monday, April 27, 2026
Ballina Aktualitet “Për “burrin” që na ka mbetur në derë”, Rudina Hajdari shkruan pas...

“Për “burrin” që na ka mbetur në derë”, Rudina Hajdari shkruan pas deklaratës së Ramës: Ballkani i Hapur është një propagandë e shëmtuar

0
93

Ish-deputetja Rudina Hajdari reagon pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Samitin e Ohrit, për “Ballkanin e Hapur”. Hajdari e quan këtë nismë një propagandë të shëmtuar që nuk i shërben fermerit shqiptar, ndryshe nga sa deklaroi Rama.

“Ajo që Rama po bën me Open Balkan është pikërisht e kundërta. Ai po i siguron një ambjent edhe më të favorshëm fermerëve të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të konkurruar edhe me bindshëm fermerin shqiptar”, shkruan ish-deputetja.

Më tej, Rudina Hajdari thotë se duke ju dhënë akses fermerëve të dy vendeve të tjera në Adriatik, pa tarifa e kosto, Shqipëria do jua lehtësojë edhe më shumë barrën fermerëve të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut duke u ulur kostot e lëndës së parë.

“Ndaj nuk ka asnjë habi se përse Open Balkan merr mbështetje kaq të madhe nga Ministri i Jashtëm Rus Lavrov dhe sigurisht Presidenti i Serbisë Vucic. Në thelb kjo nisëm i shërben fuqizimit të mëtejshëm ekonomik të Serbisë dhe dobësimit të shqiptarëve, si atyre në Shqipëri dhe atyre në Kosovë.”

Reagimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Për “burrin” që na ka mbetur në derë!

Po dëgjoja Kryeministrin sot teksa fliste në eventin e organizuar për nismën “Ballkani i Hapur” duke argumentuar se kjo nisëm do të ndihmojë së pari fermerët shqiptarë.

Jam e bindur se fermeri shqiptar e di shumë mirë se kjo është një propagandë e shëmtuar dhe se realiteti flet krejt ndryshe, ata po e heqin në lëkurë politikën e mbrapshtë të qeverisë, por dua të ndaj sot disa shifra edhe për pjesën tjetër të publikut për të argumentuar se pse e gjitha kjo që po propagandandon Edi Rama është një gënjehstër e madhe.

Ballkani i Hapur ka në përbërjen e vetë sot 3 shtete, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Maqedonia e Veriut konkurron fort në Shqipëri, ndër të tjera, me produktet e saj bujqësore. Si pasojë e kësaj konkurrence, e cila vjen kryesisht prej faktit se ata kanë politika shumë të mira subvencionuese dhe stimuluese për fermerët e tyre e për rrjedhojë cmimet e produkteve dalin me kosto më të lirë, sipërfaqja bujqësore në Shqipëri nga viti 2005 e deri në vitin 2020 sipas Instat është rritur me vetëm 20ha. Pra në 15 vite, 9 prej të cilave zoti Rama është kryeministër, fermerët kanë shtuar vetëm 20 ha sipërfaqe të mbjelle, edhe kjo (po sipas instat) është kryesisht sipërfaqe e mbjellë me misër.

Serbia nga krahu tjetër, një nga produktet që konkurron fort fermerin shqiptar është qumështi. Prodhimi i qumështit (sipas Instat) ka rënë që mbas nënshkrimit të marrveshjes së Open Balkan me rreth 20mijë ton në Shqpëri. Nëse flet me prodhuesit dhe i hedh një sy edhe statistikave të doganës do kuptosh se qumështi shqipetar është zëvendësuar me atë serb, duke i shkaktuar humbje por edhe mungesë interesi fermerit shqiptar, për shkak se Serbia ka një politikë të fortë subvencionuese për blegtorinë.

Një kryeministër i cili ka si mision ti shërbejë vendit të vetë, para se të lejojë tregjet e huaja të konkurrojnë më lirshëm në Shqipëri, sigurohet se tregu vendas përfiton nga këto lehtësi.

Një Kryeministër i cili i shërben shqiptarëve së pari do të miratonte politika agresive mbështetëse dhe subvencionuese për fermerin shqiptar e kur të sigurohej se ai është mjaftueshëm i fuqishëm do kërkonte marrveshje jashtë, jo për ta dëmtuar por për ta ndihmuar.

Ajo që Rama po bën me Open Balkan është pikërisht e kundërta. Ai po i siguron një ambjent edhe më të favorshëm fermerëve të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të konkurruar edhe me bindshëm fermerin shqiptar. Pa harruar këtu faktin që duke u dhënë atyre aksesin në adriatik, pa tarifa e kosto, do jua lehtësojë edhe më shumë barrën fermerëve të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut duke u ulur kostot e lëndës së parë.

Ndaj nuk ka asnjë habi se përse Open Balkan merr mbështetje kaq të madhe nga Ministri i Jashtëm Rus Lavrov dhe sigurisht Presidenti i Serbisë Vucic. Në thelb kjo nisëm i shërben fuqizimit të mëtejshëm ekonomik të Serbisë dhe dobësimit të shqiptarëve, si atyre në Shqipëri dhe atyre në Kosovë. Ballkani hapet për Serbinë dhe Rusinë dhe mbyllet për shqiptarët.

E duke qenë se sot e krahasoi Balkanin me një burrë që ka ngelë në derë se nuk e merr njeri, unë besoj se i vetmi “burrë” që i ka ngel në derë shqiptarëve është ai. Një kryeministër që i shërben kujtdo përvec shqiptarëve, ndaj sa më shpejt ta “martojmë” aq më mirë për të gjithë ne.

Zjarr Tv Ad