Nga Lutfi Dervishi
Për një ndeshje futbolli: mbyllet administrata qendrore, mbyllen shkollat, nuk lejohet qarkullimi, nuk lejohet hyrja e automjeteve ne kryeqytet! Dhe pastaj themi se kemi polici profesionale, te krahasueshme me ato te vendeve te BE!
Veprimet shproporcionale do të çojnë në reagime shproporcionale!
Thirrja për të mbyllur bizneset me shumë është shenjë e panikut!
Policia nuk ka arritur të menaxhojë me sukses protestat paqësore të të rinjve në Tiranë!
Pyetja është a do të mundet të menaxhojë tifozë të dhunshëm?
Nga reklamë për Tiranën, finalja e Konference League rrezikon të shndërrohet në antireklamë!
Masat ekstreme shtrënguese, kufizuese, ndaluese, janë pohim i panikut.
Uroj që gjithçka të shkoje mirë e bukur dhe e gjitha kjo të mos kthehet në Bumerang!




