Monday, August 3, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Përfitoi kredi të butë në mënyrë të padrejtë, KPK shkarkon drejtuesen e...

Përfitoi kredi të butë në mënyrë të padrejtë, KPK shkarkon drejtuesen e prokurorisë

0
55
Zjarr Televizion Adccccc

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta.

Gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara më 24 nëntor 2021 dhe të premten më 25 shkurt, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për krijimin e pasurive, si dhe vlerësoi të padrejtë përfitimin e një kredie të butë. Prokurorja Shkurta i kundërshtoi konstatimet e KPK-së për këtë kriter dhe deklaroi se pasuritë e saj janë krijuar me burime të ligjshme.

Pas riçeljes së hetimit në të tre kriteret, prokurorja Shkurta mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe dha shpjegime për gjetjet në kriterin profesional. Ajo deklaroi në seancën e të premtes se kishte vërtetuar se kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit.

Trupa që po kreu rivlerësimin e prokurores Violeta Shkurta kryesohej nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Violeta Shkurta e ka nisur karrierën si oficere e policisë gjyqësore në vitin 1989 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Prej vitit 2019, Shkurta u promovua si drejtuese e përkohshme e Prokurorisë së Fierit.

Zjarr Tv Ad