Ajo është përfolur së fundmi për një romancë me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio, pasi u fotografua me të gjatë një udhëtimi në Saint Tropez.
Bëhet fjalë për modelen, Maria Beregova, e cila së fundmi është parë duke bërë blerje në Londër, vetëm disa ditë pasi u publikua lajmi se aktori ishte ndarë nga e dashura e tij Camila Morrone.
Modelja ukrainase, 22 vjeçe, tregoi trupin e saj të tonifikuar me një bluzë Chanel dhe një palë xhinse teksa shëtiti nëpër kryeqytet.
Xhinset e saj të lehta paraqisnin një bel të ulët ndërsa ishin të grisura në gju, të kombinuara me bluzën e sipërme couture. Maria ndihej rehat me një palë atlete Nike Dunk bardh e zi, duke shtuar zinxhirë argjendi me varëse kryq dhe vathë me perla.
Flokët e saj brune i kishte kapur me një bisht të lartë, pasi bukuroshja zgjodhi një gamë të plotë grimi – të kompletuar me buzë rozë. Ajo u mbrojt nga dielli i Londrës me një palë syze dielli me lente drejtkëndëshe me ngjyrë blu, dhe kishte një çantë dore krem dhe blu, të varura mbi supe.
Dhe ndërsa po ecte në rrugë, modelja u fotografua duke marrë një telefonatë teksa bisedonte.
Maria gjithashtu mbante një çantë nga marka e të brendshmeve La Perla, pasi kaloi kohë në dyqanin Sloane Street duke shfletuar pjesët e disponueshme.
Maria, e cila u rrit në Zvicër ku ndoqi një shkollë private me konvikt, zgjodhi një variant të veshjeve të të brendshmeve me dantella bardh e zi, me copa nga marka luksoze që fillonin nga 100 £ dhe varionin në mbi 1000 £.
Aktualisht po studion në qytet për të marrë përsipër ndërmarrjen farmaceutike të familjes së saj.
Udhëtimi i kushtueshëm i blerjeve vjen vetëm disa ditë pasi u njoftua se Leonardo DiCaprio është ndarë me Camila Morrone – me të cilën ai ishte në lidhje për katër vjet.
Dhe spekulimet se Maria dhe Leonardo ishin duke u takuar filluan kur ata u fotografuan duke festuar së bashku në St Tropez në korrik – me bukuroshen që u nis për në jug të Francës pas ndarjes me bashkëshortin e saj, Ahmed Masoud Abdelhafid, 30 vjeç.
Aktori 47-vjeçar është parë nën shoqërinë e zeshkanes duke u larguar nga një klub nate dhe duke ecur për së bashku.
Leo ishte pranë mikut të tij, aktorit Tobey Maguire, ndërsa Maria ecte pak pas tyre, e veshur me një fustan të zi.
Aktori u takua me Maria në Saint Tropez në korrik, sipas Daily Mail. Modelja raportohet se udhëtoi drejt destinacionit të famshëm pas ndarjes bashkëshorti i saj, Ahmed Masoud Abdelhafid, i cili drejton një perandori mode në Monako.




