Sunday, July 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjirokastër, një grua përfundon në spital

Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjirokastër, një grua përfundon në spital

0
878
Zjarr Televizion Adccccc

Pas ngjarjes tragjike të dy ditëve më parë në Tepelenë, ku një nënë dhe foshnja e saj u dogjën të gjallë pas rënies së zjarrit në një banesë, një tjetër rast i rëndë vjen nga Gjirokatra.

Në orën 00:57 të natës së lënë pas, në fshatin Saraqinisht të Gjirokastrës, në banesën 84- vjeçares O.Dh., ka rënë zjarr.

Si pasojë është djegur banesa si dhe ka marrë plagë të lehta në trup e moshuara, e cila jetonte e vetme në banesë.

Gruaja është dërguar për në spitalin Gjirokastër dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se si shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë e dalë nga oxhaku.

Gjithsesi policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad