Përfundon në urgjencë naftëtari i Ballshit/ Qeveria hesht…

0
26

Naftëtarët e Ballshit, kanë hyrë në ditën e pestë të grevës së urisë, ndërsa qeveria ka rënë në heshtje, lidhur me të drejtat e tyre. Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre, është përkeqësuar ndjeshëm. Aleksandër Mejdani, ka shfaqur probleme me shëndetin dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Naftëtarët së bashku me bashkëshortet e tyre, kanë vendosur të mos ndalen derisa të zbatohet vendimi gjyqësor, që detyron kompaninë të shlyejë detyrimet e prapambetura karshi tyre.

Naftëtarët e Ballshit, prej shumë muajsh vijojnë protestat e tyre, pasi kanë pa marrë pagat e tyre, si dhe kërkojnë rifillimin e punës në këtë rafineri me kontrata të vlefshme.

Greva e kaluar zgjati 12 ditë, po në këto ambiente të qendrës shëndetësore pranë uzinës Ballsh, ku naftëtarët morën pagat e prapambetura, por mbetën sërish të papunë.

Zjarr Tv Ad