Nga Ilir Demalia
Dje kryeprokurorja Arta Marku, ka nxjerre një shkresë, ku thuhet, se në bazë të Kodit Penal ata që publikojnë përgjime të Prokurorisë, do të mbajnë përgjegjësi në bazë të nenit 295 të Kodit Penal.
Është tragjedi, fatkeqësi se çfarë injorance drejton Prokurorinë e Përgjithshme sot në 2019! Është fatkeqësi kur një kamikaze që nuk njeh Kodin Penal dhe interpretimin e këtij Kodi përfaqëson organin më të lartë të akuzës në shërbim të krimit shtetëror.
Nuk ka si ta njoh kodin, pasi Arta Marku, nuk ka ardhur në krye te Prokurorisë së Përgjithshme si zbatuese e ligjeve dhe Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, por si zbatuese e urdhërove të Padrinos së saj dhe Mafias shtetërore te Rilindjes Socialiste më në krye Edi Ramën.
Lexova më kujdes nenin 295 të Kodit Penal, në terësinë e tij, neni flet për dënimin e punonjësve shtetëror për nxjerre të sekretit. Në asnjë moment nuk flet për gazetarët.
Gazetarët janë mesanger dhe mbrohen me ligj edhe më të drejtë zakonore. Meqë është nga Mirdita dhe katolike, zonja Marku duhet të dijë se mbi lajmësin nuk ngrihet dore dhe nuk i pritet rruga, shkruhet në Kanunin e Lekë Dukagjinit.
Arta Marku nuk ka as fe, as Kanun, as ligj dhe as kod zakonor dhe moral, pasi ajo është vënë në shërbim të krimit shtetëror dhe jo ndëshkimit të krimit si organ i aktakuzës. Këtë e tregoj me kërcënimin me burg që i bëri gazetarëve për nxjerrje të sekretit, në një kohë që kërcënimi duhej ti bëhej gazetës BILD si burim i nxjerrjes së përgjimeve dhe jo gazetarëve në Shqipëri që vetëm zbardhin çfarë ka shkruar BILD.
Ja çfarë shkruhet në nenin 295 të Kodit Penal, “Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.”
Gazetari nuk është funksionar publik, por njeri I lirë dhe kërkon, tregon dhe alarmon për situata që janë në kundërshtim më lirinë e fjalës, më korrupsionin qeveritar, me mafjan shtetërore, më autoritarizmin shtetëror me diktaturat shtetërore. Ky është misioni I gazetarit të lirë si pushtet i katërt.
Zonja Marku duhet të dijë, se dy gazetare të rinj të “Ëashington Post” Carl Bernstein dhe Bob Ëoodëard arritën të nxjerrin jashtë nga Shtëpia Bardhë, Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Richard Nikson, në përgjimet e Ëatergate. Deri më sot asnjeri nuk e di burimin nga e morën këto gazetare, pasi gazetari ashtu si prifti nuk kanë detyrim ligjor të tregojne burimin e të dhënave dhe nuk mund ta tregoj dhe është i mbrojtur për këtë.
Arta Marku shumë shpejt do të përfundoj si aksioniste e hekurudhave, ashtu siç edhe u betua. Arta Marku, nuk ka as kualitete profesionale as integritet moral për detyrën që ka. Sjellja e saj me këtë kërcënim që I bëni shtypit lirë është dhe një arsye më shumë për mos lejuar zgjedhjet e 30 Qershorit dhe për të rrëzuar një orë e më parë bandën e krimit të Rilindjes më në krye Edi Ramën në pushtet. Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme është vënë tërësisht në shërbim të krimit shtetëror duke marrë guximin të kërcënoj dhe lirinë e informimit publik nëpërmjet medias.
I kujtoj zonjës Arta Marku një thënie të Thomas Jefferson, “Më mirë do të pranoja një shtyp të lirë pa shtet, se sa një shtet pa shtyp të lirë.”
Zonja Marku, nuk ka si ta kuptojë lirinë e medias pasi ajo është skllave e injorancës profesionalë duke u përdorur nga krimi ne pushtet për të mbrojtur këtë krim.



