‘Përgjimet e Bild’, Alibeaj: Blerja e votave me bekimin e Ramës

0
22

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas publikimit të audiopërgjimeve nga Bild.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se blerja e votave ka ardhur me ‘bekimin’ e kryeministrit.

Enkelejd Alibeaj: “Me të drejtë të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës. Por kur bëhet fjalë për mbajtjen e pushtetit me çdo formë dhe çdo mjet, Edi Rama është i paparashikueshëm dhe nuk zhgënjen asnjëherë.

Kryeministri ilegjitim ardhur në pushtet me votat e blera krimit, siç edhe konfirmuan edhe përgjimet e fundit të gazetës Bild, jo vetëm nuk po e konsideron dorëheqjen por është vënë në mbrojte të Vangjush Dakos duke arritur deri tek kërcënimi publik për këdo që nxjerr sekretin e bashkëpunimit  me krimin për blerjen e votave. Me ose pa dorëheqje, Edi Ramën nuk e beson më askush. Edhe ata që e besonin sadopak tek kryeministri mafioz, sot janë të qartë se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij. Nëse do ishte e kundërta do kishte dhënë dorëheqjen me dhjetëra herë.

Edi Rama nuk mendoi asnjëherë të japë dorëheqjen përpos skandaleve që po pengojnë prej 6 vitesh nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Duke kërcënuar dhe sulmuar këdo që ka nxjerrë prova për ta, duke manipuluar të vërtetën, duke fabrikuar dëshmitarë dhe prishur prova, Edi Rama i ka mbrojtur të gjithë ata nga drejtësia për të mbrojtur pushtetin e tij të kriminalizuar.

Pas përgjimeve të Bild që faktojnë blerjen e pushtetit përmes krimit është e qartë pse Edi Ramës i duhet prokuroria nën kontrollin e plotë të tij.”

Alibeaj theksoi se Rama mbron kriminelët pasi nuk mban dot pushtetin pa krimin dhe u bëri thirrje shqiptarëve ti bashkohen protestës së 8 qershorit.

Enkelejd Alibeaj:  “Edi Rama i mbron kriminelët ë tij brenda dhe jashtë politikës sepse e ka të qartë se as nuk merr dhe as nuk mban dot pushtet pa krimin.

Prandaj largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin dhe për të shpëtuar zgjedhjet nga pengmarrja e krimit.

Me Edi Ramën shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje, të bashkohen në protestën kombëtare me 8 qershor. Pjesëmarrja dhe vendosmëria e shumicës së shqiptarëve për të mos pranuar paktin e tij me krimin është përgjigja më e mirë për kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin.”

Zjarr Tv Ad