“Publikimi i videos me përgjimet në gazeten Bild nuk prish imazhin e Shqipërisë”. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, në një interviste dhënë në DW
“Shqipëria është shume më e madhe se një rast i shkëputur i një publikimi të një pëprgjimi te caktuar. Sigurisht që asnjë lajm sado i vogël, që nuk është pozitiv e nuk na pëlqen se nuk i pëlqen askujt, por besoj se çeshtja duhet të merret me qetësi. Bëhet fjalë për një çeshtje që është në proçes hetimor. Kjo është një rrjedhje e paautorizuar e një proçesi në zhvillim, duhet të presim fundin, nuk duhet të kërcejmë konkluzionet shume heret se kam frike se i bejme dem gjithe procesit”- tha Lleshaj.
Po ka dalë dicka tjetër që inkriminon edhe politikën?
Ajo që është publikuar është pjesë e një dosje që po zhvillohet, pra për rastin konkret dhe përgjimet nuk janë prova, janë indicie që cojnë te provat, dhe duhet të presim që rasti të sqarohet nga organet përkatëse që po e hetojnë.




