Wednesday, April 22, 2026
Ballina LAJME Përkeqësohet situata tek lumi Vjosë, çahet diga e urës së Mifolit, përmbysen...

Përkeqësohet situata tek lumi Vjosë, çahet diga e urës së Mifolit, përmbysen 11 banesa në Novoselë

0
68

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që prurjet në lumin Vjosa të jenë shumë të mëdha dhe kjo e ka përkeqësuar situatën.

Prurjet e mëdha gjatë natës ka bërë që niveli i ujit të rritet në lumin Vjosë dhe për pasojë ka çarë digën në Urën e Mifolit duke depërtuar në pjesën e poshtme.

Gjithashtu në Novoselë në zonën e quajtur Bishti i Malit, lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur 11 banesa.

Niveli i ujit momentalisht ka arritur në 8 m mbi nivelin e detit, pasi reshjet vazhdojnë dhe pritet që ujti të mbërrijë në 8.2 m.

Zjarr Tv Ad