Përmbytja e varkës, shkon në 23 numri i emigrantëve të vdekur në Detin Egje

0
56

Numri i emigrantëve që vdiqën në detin Egje është rritur në 23, si pasojë e përmbytjes së një varke gjatë kësaj jave.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se nga përmbytja e anijes 12 persona shpëtuan ndërsa 32 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Një varkë me emigrantë u mbyt të martën në ngushticën e rrezikshme midis ishujve Evia dhe Andros.

Pesë fëmijë ishin midis të vdekurve dhe dy të mbijetuar u arrestuan me dyshimin se i përkisnin një bande që kontrabandonte emigrantë dhe organizonte udhëtimin nga Izmiri në Turqi.

Një total prej 27 emigrantësh nga dy varka humbën jetën në ujërat greke muajin e kaluar.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 25,000 emigrantë kanë vdekur në Mesdhe që nga viti 2014 ndërsa përpiqeshin të arrinin në brigjet e Evropës, kujton agjencia amerikane.

Zjarr Tv Ad