Sunday, April 12, 2026
Ballina Aktualitet Përse në një ditë me Ramën në Vlorë? Lulzim Basha “zihet ngushtë”...

Përse në një ditë me Ramën në Vlorë? Lulzim Basha “zihet ngushtë” para kamerave

0
395

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot në Vlorë për të zhvilluar një takim me strukturat e partisë,në një prej kafeve të qytetit.

Në një prononcim për mediet, Basha refuzoi të bëjë një deklaratë politike kur u pyet në lidhje me referendumin demokrat që do të mbahet ditën e nesërme. 

I pyetur se përse ka zgjedhur pikërisht sot të shkojë në Vlorë, në të njëjtën ditë me kryeministrin, deputeti i PD tha se nuk ishte në dijeni për vizitën e Ramës.

“Më vjen mirë që u shoh, kemi disa kohë pa u parë. Me shumë kënaqësi kam pranuar ftesën sot.

S’e dija se ishte këtu kryeministri. Kalofshi mirë”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad