




Një peticion ka nisur kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Në rrjetet sociale është duke u shpërndarë një peticion kundër saj, e deri më tani është firmosur nga dhjetëra qytetarë online, ku i kërkohet Departamentit Amerikan të Shtetit që t’i ndalojë ambasadores ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit.





Milaim Nela, nismëtar i peticionit kundër Yuri Kim thotë se ambasadorja amerikane uli popullaritetin e SHBA-ve në Shqipëri. Në një intervistë për Euronews Albania, Nela u shpreh se Yuri Kim me ndërhyrjet në reformën në drejtësi çoi në dështimin e kësaj reforme.





Sipas tij, ndërhyrja më flagrante dhe bullizuese e ambasadores Kim ishte ajo ndaj PD, për të marrë peng anën ligjore të saj.
“Besoj që kjo ambasadore gjatë gjithë historisë që mbaj mend ka qenë ajo që ka ndikuar më shumë në uljen e popullaritetit të SHBA-ve në Shqipëri.
Me ndërhyrjet skandaloz, bulliste në veprimtarinë shtetërore të Shqipërisë, sidomos në reformën në drejtësi, që është një dështim drastik për shqiptarët dhe efektet po ndihen sot. Përgjegjësia duhet të jetë e shtetit shqiptar që ia delegoi atë kompetencë një ambasadoreje të huaj”, tha Nela.




