Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka dalë kundër vaksinave kineze, pasi thotë se nuk janë të certifikuara nga EMA dhe FDA.
Sipas tij, vaksina SINOVAC ofron vetëm 50% efikasitet, ndaj imunizimi i shqiptarëve me këtë vaksinë është një eksperiment me risk të lartë
Ndër të tjera Vasili shkruan:
Vaksinat kineze ofrojnë vetëm rreth 50% efikasitet.
Vaksinat kineze nuk janë certifikuar nga EMA (Agjencia Europiane e Barnave).
Vaksinat kineze nuk janë certifikuar as nga FDA (Food and Drug Administration) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vaksina kineze pas fillimit të aplikimit në Brazil u bllokua.
Përse shqiptarët duhet të marrin vaksina të pasigurta?
Shqiptarët nuk janë kavje për eksperimente.
A e di Edi Rama, që të gjitha përgjegjesitë e lojrave të tij politike me shëndetin e shqiptarëve bien vetëm mbi të?…




