Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit për t’i hapur rrugën arrestimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për abuzim me tendera.
Ish-ligjvënësi socialist ka dalë kundër Ramës i cili është kthyer në një avokat të zellshëm për Ballukun dhe thekson se Parlamenti duhet të marrë vendimin për heqjen e imunitetit ndaj saj.
“Kuvendi te ruaje standardin e vendosur prej kohesh me rastet e kërkesave te SPAK per heqje imuniteti”, deklaroi Petro Koçi,
Ai theksoi se Balluku duhej të kishte dhënë dorëheqjen ose te ishte shkarkuar sapo u shpall fillimi i ndjekjes penale për të.
Postimi i plotë:
Kendveshtrimi im
- Ishte i drejte ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese i vendimit te GJKKO per pezullimin nga funksioni ministror i Belinda Ballukut.
- Balluku duhej te kishte dhene doreheqjen ose te ishte shkarkuar sapo u shpall fillimi i ndjekjes penale per te.
- Gjykata Kushtetuese nuk shpalli pafajesi per Ballukun. Ajo vetem pezulloi pezullimin e saj nga funksioni ekzekutiv.
- Gjykata Kushtetuese nuk e shpalli GJKKO fajtore. Pra nuk shpalli ndonje pale humbese apo ndonje pale fituese.
- SPAK nuk ka ndermarre ndonje hap hakmarres me kerkesen per heqje imuniteti, por nje vijimesi te logjikshme. Gjykoj qe me pezullimin qe kishin kerkuar me pare paten perzgjedhur nje mase me favorisuese per ministren Balluku.
- Situata eshte e veshtire per partine tone, por jo e rende. Mjafton qe Kuvendi te ruaje standartin e vendosur prej kohesh me rastet e kerkesave te SPAK per heqje imuniteti.
- Do ishte e keshillueshme doreheqja e ministres Balluku edhe se e vonuar. Nuk varet personaliteti i nje politikani nga te qenit patjeter minister.
- PD po ben teater. Asaj nuk i intereson legjitimimi moral i drejtesise se re perballe mbeshtetesve te vet. Ajo parti ka hallin e madh te ndjekjes penale te Kryetarit te vet Berisha. Lufta e PD ndaj SPAK mbetet serish e eger.
- Mbeshtetja e deritanishme e PS per SPAK dhe GJKKO mbeten nje histori suksesi qe nuk duhet te shenoje asnje hap prapa.
- Ne aspektin njerezor cdo ferkim duarsh nga kolege te PS per kete situate te veshtire ku ndodhet kolegja Balluku do te ishte tejet kompromentues dhe i pamoralshem. Ne fund te fundit kemi te bejme me nje rrethane qe demton imazhin e Partise tone e jo vetem nje person. Urimi me i moralshem do te ishte pafajesia ne fund te procesit.




