Bota e garave të motorëve është në zi për vdekjen e Daley Mathison.
27 vjeçari britanik humbi jetën pas një aksidenti pranë Snugborough gjatë “TT Superbike Race”, gara e parë që hapi edicionin e vitit 2019 të Trofeut Turistik në “Isle of Man”. Ngjarja ka pikëlluar botën e sportit, ndërkohë që gruaja e tij, Natalie reagoi në rrjetet sociale.
“Asnjëherë nuk kam imagjinuar të shkruaj një gjë të tillë. Imazhi i fundit që unë pashë te burri im ishte i një njeriu të lumtur në jetën e tij dhe krenar për garat e tij”,-shkruan gruaja e Daley.




