Monday, April 6, 2026
Ballina Aktualitet “Pjellat më të pabesa kanë rrethuar Presidencën”, Meta zbulon ç’do bëj pas...

“Pjellat më të pabesa kanë rrethuar Presidencën”, Meta zbulon ç’do bëj pas mbarimit të mandatit: Do jem një ushtar i…

0
77

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar të shtunën se do të jetë “një ushtar i paparë” pasi t’i mbarojë mandati, pas 24 korrikut të vitit 2022.

Sipas kreut të shtetit, deri në atë datë, “ky institucion do jetë një kështjellë. Ka qenë kështjellë e rrethuar ka qenë nga pjellat më të pabesa të këtij vendi”.

Më pas, “përgjegjësinë për gjithçka sigurisht do e ketë zoti apo zonja presidente e ardhshme që i urojmë suksese”, u shpreh Meta.

“Unë do kem përgjegjësi të tjera në raport me qytetarët në raport me opinionin publik, do jem një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të Republikës si e kam treguar dhe në këtë detyrë”, tha kreu i shtetit.

Pyetje: A ndjeni një merak apo shqetësim që edhe këtë institucion që ju e keni thënë shpesh se është kështjella e vetme e pavarur do e ketë mazhoranca?

Presidenti Ilir Meta: Unë i mbaj premtimet. Deri në 24 korrik ky institucion do jetë një kështjellë që ka qenë kështjellë e rrethuar ka qenë nga pjellat më të pabesa të këtij vendi.

Por në momentet më kritike të këtij vendi i është bërë thirrje popullit dhe ata janë tërhequr përkohësisht nga vendimet e tyre.

Zjarr Tv Ad