Sunday, August 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Plagosje me armë gjahu në mes të Tiranës, shpallet në kërkim autori

Plagosje me armë gjahu në mes të Tiranës, shpallet në kërkim autori

0
244

Ditën e sotme një person ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj, rreth 35 vjeç, I cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikur për jetën. Polica e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ka indentifikuar dhe ka venë një pranga autorit të dyshuar, shtetasit Dritan Kulla, 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj.

Njoftimi i policise:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit Dritan Kulla., 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj
Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad