Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME “Po kthehet në një qytezë fantastike”, ministri Ahmetaj në Thumanë, zbulon investimet...

“Po kthehet në një qytezë fantastike”, ministri Ahmetaj në Thumanë, zbulon investimet e shtetit dhe çfarë po ndërtohet nga Behgjet Pacolli dhe Elvis Naçi

0
83
Zjarr Televizion Adccccc

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj inspektoi sot ecurinë e punimeve në qytezën e re që po ndërtohet në Thumanë.

Zona e re është një kombinim i pallateve, banesave individuale, objekteve arsimore dhe atyre publike. Akomodimi i banorëve në banesat e reja do të fillojë në muajin tetor, ndërsa brenda fundit të vitit përfundojnë punimet në të gjithë zonën.

Ndalesa e parë e inspektimit është kopshti dhe shkolla 9-vjecare Ramazan Jangozi, me 14 klasa, laboratorë, ambiente sportive moderne, që në shtator do të mirëpresin nxënësit e fëmijët. Ky është një nga 167 objektet arsimore që po ndërtohen brenda procesit të Rindërtimit në bashkëpunim edhe me donatorët.

Zona e re përmban 14 pallate me 278 apartamente, nga të cilat 13 me financim nga buxheti i shtetit dhe 1 nga Fondacioni Behgjet Pacolli. Po kështu pjesë e zonës është lagjia rezidenciale, me 155 banesa individuale, të cilat janë financuar nga Fondacioni Firdeus. Infrastruktura publike, objektet arsimore dhe publike brenda zonës, janë gjithashtu financim i qeverisë Shqiptare.

Në total, në zonën e re do të akomodohen rreth 2 mijë familje, në apartamente dhe banesa individuale, falas.

“Është detyrë e Bashkisë që të behet gati lista e përfituesve, sipas sistemit të pikëzimit, duke nisur nga familjet në nevojë dhe kategoritë prioritare, sic parashikohet në Aktin Normativ të Rindërtimit”,- tha Ahmetaj.

Krahas zonës së banuar, brenda qytezës së re do të përqendrohen edhe objektet kryesore publike si njësia administrative, qendra shëndetësore, zyra e postës, policisë, bibliotekë etj, të cilat parashikohet të përfundojnë brenda fundit të vitit.

Zjarr Tv Ad