Po vinte në protestë, policia ndalon pa arsye biznesmenin kuksian

0
100

Nuk kanë munguar incidentet që ka shkaktuar policia, në këtë ditë proteste.

Një prej tyre ka ndodhur edhe në Kukës në urën mbi Drin.

Denoncimi ka ardhur nga kreu i PD-së së Kukësit, Arif Rexhmati. Sipas tij, biznesmeni Xhelil Dida është ndaluar pa asnjë arsye.

Denoncimi i plotë i Arif Rexhmatit:

Te nderuar miq, me urdher politik, junta policore e Edvin Rames dhe Sander Lleshaj sot ne oren 16 e 30 min ndaloi biznesmenin e njohur kuksian z. Xhelil Dida.

Ndalimi i z. Dida u be ne postbllokun e policise tek Ura e Drinit te Zi ne kohen qe ai udhetonte me automjetin e tij se bashku me te afermit per te qene i pranishem ne protesten e ores 19 se bashku me qindra mijera shqiptare te tjere.

Pa asnje arsye ai po mbahet ne ambjentet e policise Kukes, ashtu sikurse pa asnje arsye u dhunua fizikisht dhe u helmua me gaz nga policia politike e Rames me dt.13 prill 2019,ku si pasoje u detyrua te kerkoje ndihme mjeksore.

Miq kjo eshte fytyra e juntes policore te Edvinit ne ikje, ku nuk kursehen as te papunet, as studentet, as te pastrehet, as te varferit por as biznesmenet qe nuk jane pjese e tepsise se oligarkeve te Rames.

Koha e tij po mbaron ndaj se bashku sot ne oren 19 para Kryeministrise te tregojme forcen e popullit te bashkuar perkrah Lulzim Bashes!

#Xheliljemimety

#asnjehappas

#Ramaik

Zjarr Tv Ad