Pail Pogba do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit. Është ky lajmi që qarkullon ditën e sotme në mediat spanjolle.
Sipas asaj që raporton “Marca”, mesfushori francez i ka komunikuar Manchester United dëshirën e tij për t’u larguar në fund të sezonit. Dy skuadrat e interesuara për të mbeten Juventusi dhe Real Madrid.
Skuadra e Zidan mbetet më e favorizuara lidhur dhe me deklaratat e vet lojtarit i cili është shprehur se të luash për Real Madridi dhe me trajner Zidan është një ëndërr. Tashmë ngelet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e klubit madrilenë.



