Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një natë me parë në Elbasan, ku në një atentat u ekzekutuan tri persona, mes tyre edhe një shtetas turk.
Me anë të një postimi në rrjetin social të ‘Facebook’, Berisha shkruan se gjithe sa ndodhi tregon se rendi është tashmë në dorë të bandave.
Postimi i Berishës
Rendi në dore të bandave!
Masakër në prag te Vitit të Ri ne Elbasan!
Te dashur miq, nata e mbremshme ishte e pergjakshme ne Elbasan. Tre te vrare me bresheri kallashnikovi, dy shtetas shqiptare dhe nje turk. Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur per nje darke me narkopolice. Vet narkopolicia lau duart duke e cilesuar masakren si zakonisht qerim hesapesh midis bandave. Kjo masaker provon dhe nje here se ne Shqiperi rendi eshte ne duar te bandave. sb




