Fëmija që kishte humbur në Tiranë dhe ndodhej në Komisariatin e Policisë, tashmë pas disa orësh është rikthyer pranë familjes. Lajmin e jep kryetari i Njësisë Bashkiake nr.2 Florian Pullazi.
“Ju falenderoj te gjitheve situata u zgjidh, femija eshte prane familjes”, shkruan ai.
8-vjeçari mbante mend vetëm emrit e të atit. Fëmija është gjetur nga disa qytetarë të cilët e kanë afruar pranë një lokali në lagjen e quajtur “Çoallaku”.




