Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Presidenti Bajram Begaj takim me paraardhësit, bisedë me Moisiun, Mejdanin dhe Bamir...

Presidenti Bajram Begaj takim me paraardhësit, bisedë me Moisiun, Mejdanin dhe Bamir Topin

0
71
Zjarr Televizion Adccccc

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë ditën e sotme disa takime me  paraardhësit që kanë qenë në krye të shtetit.

Mësohet se Begaj do të takohet me ish-presidentët, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi. Këto takime vijnë pak kohë para se ai të marrë detyrën e re.

4 ditë më parë presidenti Begaj u takua me Moisiun, ku ky i fundit i foli për përvojën e tij në presidencë dhe i dhuroi librin “Midis Nanos dhe Berishës”.

Kujtojmë se Bajram Begaj u zgjodh këtë të shtunë president i Shqipërisë me 78 vota pro të deputetëve të Kuvendit.

Kandidatura e Begajt u mbështet nga Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama, i cili e propozoi për president pas dështimit për të zgjedhur president konsensual me opozitën.

Zjarr Tv Ad