Presidenti Ilir Meta ka pritur homologun e tij të Bullgarisë, Rumen Radev, ku ka ngritur edhe një dolli me të.
Në facbook, Meta thotë se Bullgaria ka qenë streha e sigurt e shumë patriotëve tanë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e Pavarësisë.
Postimi i Presidentit Ilir Meta
I lumtur të ngrija një dolli me Presidentin Radev për miqësinë e fortë të dy popujve tanë!
Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve tanë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e Pavarësisë. Në Sofje, Shahin Kolonja, Kristo Luarasi, Mithat Frashëri etj., në shtypshkronjën “Mbrothësia” botuan abetare pafund dhe gazetën “Drita” për t’i shpërndarë kudo në Atdhe me qëllim lartësimin e ndjenjave kombëtare dhe mobilizimin për kryengritjet finale që do sillnin Pavarësinë tonë në 28 nëntor 1912. Edhe e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-bullgare duket plot shkëlqim e mirëbesim.




