Presidenti Ilir Meta, ka reaguar i shqetësuar për situatën në Krujë, ku qindra persona janë paraqitur në spital me simptoma helmimi.
Meta me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se kjo situatë alarmante duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia.
Ndër të tjera, kreu i shtetit kërkon që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë.
“Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia.
Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të r*ënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin!
Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar derimë tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të r*ëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare”, shkruan Meta.




