Emri i Profesorit të nderuar Çesk Zadeja, është i lidhur me dy nga simbolet më përbashkuese të shqiptarëve, Himnin Kombëtar dhe Heroin Gjergj Kastriot Skënderbeu. Orkestrimi i Himnit, që i madhi Zadeja, realizoi në vitin 1995, është kthyer sot në një standard artistik dhe ligjor, për interpretimin e drejtë të tij.
Ndërsa muzika legjendare e filmit “Skënderbeu”, Simfonia e parë e madhe e muzikës shqiptare, si dhe e gjithë vepra e Profesor Zadesë, konsiderohet me të drejtë si pjesë e trashëgimisë më të mirë, kulturore dhe artistike të Shqipërisë, në të gjitha kohët dhe që na bën krenar.
Për vlerat e çmuara si themelues i institucioneve tona muzikore artistike, duke çmuar gjurmët e pashlyeshme të lëna në muzikën kombëtare, si artisti dhe dekani i përhershëm i shkollës shqiptare të kompozimit, i cili lartësoi me krijimtarinë dhe veprën e tij pedagogjike dhe shkencore traditat dhe emrin e Shqipërisë, pata kënaqësinë ta vlerësoja Profesor Çesk Zadenë, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.
I lumtur që këtë Titull t’ja dorëzoja djalit të tij, artistit të njohur Alban Zadeja, në një ceremoni solemne të zhvilluar në Universitetin e Arteve, pikërisht në sallën që mban emrin e Atit të tij.
Fjala e presidentit Meta
“Që prej viteve 50-të, emri i profesor Zadesë lidhet ngushtësisht me historinë e muzikës sonë, një herë e përgjithmonë. Në këtë periudhë, ai filloi jetën artistike të krijuesit të kompletuar të muzikës shqiptare me kompozicionet e tij.
Ndër veprat e para të këtij procesi krijues, janë muzika legjendare e filmit Skënderbeu, si dhe Simfonia e parë e madhe e muzikës shqiptare.
Këto vepra, manifeste të vërteta të artit muzikor shqiptar, ishin prova më e mirë se muzika shqiptare po ridimensionohej dhe po reformohej, përkrah një kuadri europian.
Vepra e Profesor Zadesë, me një identitet të spikatur, inicioi për muzikën shqiptare një “erë të re”, dhe njëkohësisht, kjo muzikë që përshkruhej si “e re” dhe “moderne” shndërrohej gradualisht në pjesë të historisë, duke zënë vend në fondin e artë të krijimtarisë sonë.
Veprat dhe kontributi i Profesor Zadesë, është një, me vetë rrugën që përshkroi historia e muzikës së vendit tonë. Brenda saj është tradita, risia dhe e ardhmja jonë.
Nëse veprat muzikore, janë njëra pjesë e punës së Prof. Zadesë, pjesa tjetër është e lidhur me kontributet e tij të jashtëzakonshme pedagogjike, artistike e shkencore, të cilat janë aq të mëdha, sa me të drejtë është quajtur edhe nga të huajt si “babai i muzikës dhe i kompozitorëve shqiptarë”.
Ne të gjithë i njohim ish-nxënësit e Prof. Zadesë edhe ata shumë emra të mëdhenj, Tonin Harapin, Kozma Laron, Limoz Dizdarin, Shpëtim Kushtën, Aleksandër Peçin, Thoma Gaqin, Kujtim Laron dhe shumë e shumë personalitete të tjera.
Në rrugëtimin e tij, Prof.Zadeja, synoi të bënte një reformim të vërtetë të muzikës sonë, duke e orientuar procesin e zhvillimit të muzikës shqiptare, për nga rrёnjёt muzikore etnike tё muzikёs sonё tradicionale.
Nё vitin e fundit tё jetёs, Prof. Zadeja, la nё dorёshkrim edhe librin e tij tё çmuar “Vetёparja e procesit”, i cili u botua pas vdekjes nёn kujdesin e familjes së Tij dhe të akademikut Vasil Tole.
Prof. Zadeja shprehet se: “Për të qënë në thellësi kombëtar, duhet të njohim rrënjët e mendimit të krijimtarisë popullore”.
Ky libër, është njëkohësisht dëshmi e rolit të tij përbashkues, si lider shpirtëror i muzikës sonë dhe pjesë integrale e trashëgimisë kulturore europiane, të shqiptarëve.
Emri i Prof. Çesk Zadesё, ёshtё i lidhur ngushtё me njё nga simbolet tona kombёtare, me “Himnin Kombёtar”. Orkestrimi, që i madhi Zadeja, realizoi në vitin 1995, është kthyer sot nё njё standard artistik dhe ligjor, pёr interpretimin e drejtё tё tij.
Sot, Prof. Zadeja, është vërtetë i larguar fizikisht, por vepra e tij është mes nesh, vepër që konsiderohet si pjesë e trashëgimisë, më të mirë kulturore e artistike të Shqipërisë, në të gjitha kohët dhe që na bën krenar.
Për kontributin e jashtëzakonshëm për muzikën tonë kombëtare, si dhe për gjithë veprën e tij artistike, shkencore e pedagogjike, në interes të kombit tonë, kam nderin t’i akordoj Prof. Çesk Zadesë, Dekoratën e lartë “Nder i Kombit”.




