Ambasadori i Kilit, Octavio Errazuriz Guillisasti i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kilit, Sh.T.Z. Octavio Errazuriz Guillisasti, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Presidenti Meta vlerësoi nivelin e mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe theksoi nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tyre, përmes rritjes së dialogut politik, të bashkëpunimit ekonomik dhe atij kulturor.




