Partia Socialiste ka ndërmarrë një nismë për të diskutuar ndryshimet në Kushtetutë. Burime nga PS bëjnë të ditur se këto ndryshime janë për të mos lejuar bllokimin e reformës në drejtësi nga Presidenti Meta.
Sipas burimeve, PS është e sigurt që i ka të gjitha votat për këto ndryshime.
Në grupin e punës janë deputetë të komisionit të ligjeve dhe ekspertë ligjore.
Kjo nismë e PS vjen paralelisht me atë të presidentit për mbajtjen e referendumit.




