Prokuroria e Posaçme i komunikon akuzën, ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Adriatik Llalla akuzohet për mosdeklarim të të hollave në lidhje me një shumë në Gjermani, para të cilat i ka përdorur për shkollimin e vajzës së tij. Llalla ka bërë me dije se shumën e kishte marrë borxh nga në mik.
“Dosja nuk ka shkuar akoma në gjykatë. Nëse vërtetohet akuza për këtë vepër penale, për Llallën do të ketë nga gjobë deri në 2 vite burg”.
Llalla po hetohet nga SPAK për shkak të detyrës së lartë që ka mbajtur.
Ish-kryeprokurori i shpëtoi procesit të Vetingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ndërkohë, Departamenti i Shtetit amerikan e shpalli “non-grata” dhe ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara.




