Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është drejtuar me disa pyetje nga foltorja e Kuvendit përsa i përket sulmeve kibernetike të Iranit ndaj sistemeve dixhitale të Shqipërisë.
Salianji deklaroi se ende sot nuk ka një raport të dëmeve që këto sulme i kanë shkaktuar sistemeve tona dhe se sa janë cenuar të dhënat shtetërore.
Deputeti demokrat tha se Prokuroria është përdorur politikisht duke i ndaluar të drejtën mediave për të publikuar lajme mbi të dhënat e hakeruara.
Salianji: Si shpjegohet që hakerat nuk janë zbuluar. Kush janë personat përgjegjës për këtë ndërhyrje. Çfarë masash janë marrë. Cilat janë sistemet e prekura nga sulmet kibernetike? Nga hetimet e kryera deri tani, a ka pasur bashkëpunëtorë shqiptarë me hakerat iranianë? A kanë lidhje këto sulmet me rrjedhjet e të dhënave në 25 prill 2021 në prag të zgjedhjeve në Shqipëri?
Sot ne kemi një kontratë të shtetit shqiptar me një kompani konsulence. Nuk ka një kontratë për të mbrojtur, të sigurisë kibernetike. Thuhet këtu se qeveria ka bërë një sistem 24 orë falas. Kur thotë qeveria që sulmi i bërë nga Irani është terrorist, po ky sulmi i bërë nga patronazhistët a është akt terrorist i bërë në prag të zgjedhjeve?
Nuk pati asnjë person që të marrë përgjegjësi penale. Pati të dhëna që rridhnin në mënyrë të herëpas hershme në media dhe në rrjet. Padiskutim që kur themi këtë, dua të them që Prokuroria është keqpërdorur politikisut, duke përdorur një tagër që nuk e ka duke kërcënuar mediat. Nuk i bëtë jehonë sot deklaratës së ambasadores amerikane.
Thotë ata që kundërshtojnë këtë progres, që duan të kthejnë Shqipërinë në të shkuar. Pse nuk i bëtë jehonë kësaj sot. Folët për krizën energjitike dhe dëmet që i ka bërë qeveria e para 100 viteve. A ka hetime për korruspionin e madh që po ndodh me rrugët me miliona euro? A ka fuqi prokuroria të çojë përpara drejtësisë njerëzit që kanë pushtet? Për këto flasim ne përditë dhe duhet të dilnin dhe ju të flisni po që nuk e bëni dot se jeni të zhytur deri në fyt.




