Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë ditën e sotme para Kuvendit kundër projektligjit për barazinë gjinore.
Protesta është thirrur nga “Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës”. Me pankartat “deputetë, mos votoni kundër fëmijëve”, “projektligji i barazisë gjinore, anti-familje”, “largoni duart nga fëmijët”, ata kërkojnë të mos miratohet projektligji.
“Deputetë, mos votoni kundër fëmijëve”, “projektligji i barazisë gjinore, anti-familje”, “largoni duart nga fëmijët”, janë disa nga shkrimet në pankarta
Në protestë i pranishëm është edhe pastori Akil Pano.
“Familja duhet të lartësohet, s’do të lejojmë kurrë të nëpërkëmbet dinjiteti i shqiptarëve, identiteti i fëmijëve, të vihet në lojë e ardhmja e Shqipërisë. Ky projektligj është genocid për fëmijën është genocid ndaj qytetarëve”, tha ai.
Koalicioni Pro familjes dhe jetës shprehet se projektligji është kundër traditës shqiptare, ndryshimit me dhunë të nocioneve burrë-grua.
Sipas protestuesve edhe pse janë miratuar edhe ndryshuar disa përkufizime ne nenin 4, ku tregon qartë që gjinia është burrë – grua, nuk është reflektuar te nenet e tjera.
Ata thonë gjithashtu se togfjalëshi si “gjinia gjithpërfshirës” është reflektuar në nenet e tjera, (konkretisht Neni 10).




