Monday, April 27, 2026
Ballina Aktualitet Protestuesit shqyen derën, Berisha niset për në selinë e PD dhe bën...

Protestuesit shqyen derën, Berisha niset për në selinë e PD dhe bën thirrje: Demokratë tregohuni gjakftohtë dhe me vetëpërmbajte

0
55

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij në zonën ish-Bllokut dhe është nisur për në Selinë e PD, ku do mbahet edhe protesta e thirrur nga vetë ai.

Berisha në një prononcim të shkurtër tha se demokratët bunkerin e Bashës do e kthejnë në shtëpinë e lirisë, teksa bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

“Është dhe do mbetet një protestë paqësore. Bunkeri i Bashës do kthehet në shtëpinë e lirisë. Ftoj të gjithë demokratët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të vetëpërmbahen. Kërkoj vetëpërmbajte, vetëpërmbajte, vetëpërmbajte” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad