Friday, April 17, 2026
Ballina Aktualitet ‘Pse vetëm fëmijët tuaj kanë të drejtë të studiojnë jashtë?’ Vokshi përplaset...

‘Pse vetëm fëmijët tuaj kanë të drejtë të studiojnë jashtë?’ Vokshi përplaset ashpër me Nikollën, ironizon kryeparlamentarja: Po flet përçart

0
97

Me debate ka nisur seanca në Kuvend, ku deputetët e opozitës kundështojnë projektligjin për studentët e Mjekësisë të cilëve do u mbahet diploma për 5 vite dhe do duhet të punojnë në vend.

Mirëpo me shumicën e votave Kuvendi miratoi që të diskutohet me procedurë të përshpejtuar projektligjin për studentët në Mjekësi. Projektligji për “Studimet për Mjekësi” do diskutohet në Komisionin për Edukimin dhe në Komisionin e Ligjeve dhe më pas për miratim në Kuvend.

Deputetja Albana Vokshi në Kuvend i është drejtuar maxhorancës duke thënë se fëmijët e tyre janë të gjithë në shkolla jashtë vendit.

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: Ku i keni çuar fëmijët tuaj për të studiuar?Të gjithë i keni në shkolla jashtë vendit. Pse të tjerët duhet që të Qeveria ka miratuar një vendim që ti mbajë..po flas për procedurë

Lindita Nikolla: Jo nuk po flet për procedurë, po flet përçart.

Albana Vokshi: Kjo procedurë është skandaloze.

Zjarr Tv Ad