Wednesday, August 5, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Punonjësi indian humbi jetën aksidentalisht në fabrikë, arrestohen inxhineri dhe tekniku i...

Punonjësi indian humbi jetën aksidentalisht në fabrikë, arrestohen inxhineri dhe tekniku i firmës në Elbasan

0
61
Zjarr Televizion Adccccc

Një punonjës indian në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan, humbi jetën ditën e djeshme pas një aksidenti në punë.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar tre persona: inxhinieri i firmës, drejtuesi teknik dhe një punonjës, i cili akuzohet për veprën penale: “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy administratorët e firmës, shtetasit: I. L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik, ku humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune, shtetasi O. P., 45 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës, shtetasit:

-K. B., 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës;

-A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;

B., 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit:
L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad