Saturday, July 18, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Pusho”, plas debati me tone të forta te ‘Ligjet’, shpërthen keq Çupi

“Pusho”, plas debati me tone të forta te ‘Ligjet’, shpërthen keq Çupi

0
82
Zjarr Televizion Adccccc

Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, për sa i përket Hartës së re Gjyqësore.

Kryetarja Klotilda Bushka i kërkoi deputetit demokrat Gazment Bardhit të mos ndërhyjë në fjalën e të tjerëve, ndërsa kjo nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e opozitës që kanë ndërhyrë kundër Bushkës.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se shumë shpejt disa seanca gjyqësore do të zhvillohen online. Ai tha se nisur nga stoku i dosjeve në gjykata, kanë marrë eksperienca nga vendet europiane që palët t’i drejtohen seancave gjyqësore pa qenë të pranishëm fizikisht.

Pjesë nga debati:

Dhurata Çupi: Nuk jemi në riedukim

Klotilda Bushka: Silluni sikur nuk jeni në kafe, në një vend ku flasin me radhë

Gazment Bardhi: Ty ta mori ministri fjalën dhe nuk ndërhyre

Klotilda Bushka: Nëse doni ta ktheni në kor, unë  e mbyll dëgjesën se nuk keni interes, doni të bëni zhurmë! Bardhi do pushoni, apo ta ndërpres mbledhjen

Dhurata Çupi: Ca është kjo mi, ca po bën këtu ti.

Zjarr Tv Ad