Wednesday, April 1, 2026
Ballina Vendi Qendra shëndetësore në Dushk të Belshit jashtë funksionit, ja kushtet në te...

Qendra shëndetësore në Dushk të Belshit jashtë funksionit, ja kushtet në te cilat ndodhet

0
742

Një klasë shkolle e improvizuar për qendër shëndetësore dhe një krevat për të kryer injeksionet, është gjithçka që ofrohet në atë që quhet Qendra Shëndetësore e fshatit Dushk të Belshit.

Por përveç kushteve fizike dhe mungesës totale të aparaturave, në këtë zonë nuk vjen as mjeku, shërbimi ofrohet nga infermieria dhe në rastet e domosdoshme, banorët e kësaj zone kërkojnë mjek në Belsh.

Fshati Dushk ka rreth një mijë banorë, të cilët shumë herë kanë kërkuar një qendër shëndetësore ku të marrin shërbim normal, por plotësimi i kërkesave të tyre ka konsistuar vetëm në ndërrimin e klasave, që shndërrohen në qendra shëndetësore.

Dhe jo vetëm godina, por nuk janë shtuar as shërbimet mjekësore, që duhet të ofrojë një qendër shëndetësore, përtej ambienteve.

Video:

Zjarr Tv Ad