Qytetarët drejt Tiranës për “beslidhjen e re”, policia postblloqe në rrugë

0
177

Qytetarë të ardhur nga i gjithë vendi pritet ti bashkohen manisfestimit të thirrutr nga presidenti Ilir Meta në Tiranë. Por në rrugën drejt kryeqytetit ata u përballën me postblloqe të shumta nga policia, që tha se në fokus kishte personat me precedentë.

Qytetarë nga i gjithë vendi iu përgjigjën thirrjes së Presidentit Ilir Meta për t’iu bashkuar asaj që Kreu i Shtetit e quan ‘Besëlidhje e re”.

Por në rrugën drejt kryeqytetit, qytetarët u përballën me postblloqe nga policia.

Mjetet u kontrolluan për dokumentacionin dhe udhëtarët për sende të ndaluara.

Në jug të vendit, postoblloqe kishte në aksin Levan-Vlorë, në Fier, pranë vendit të quajtur Vija e Ngjalës dhe në Lushnje.

Në juglindje, postobllok kishte në Çiflik të Korçës dhe dalje të Pogradecit.

Në veri, pika kontrolli kishte në aksin Shkodër-Lezhë dhe Fushë Krujë.

Burimet policore thonë se kontrollet nuk kanë qëllim pengimin e qytetarëve të marrin pjesë në tubim, por synimi i tyre ishin personat me precedentë penalë apo në kërkim.

Deri më tani nuk ka raportime për incidente apo të ndaluar.

Forcat lokale të policisë janë të mbështetur nga grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Zjarr Tv Ad