Qytetarët e Tiranës ankohen: Urbanët jane te tejmbushur!

0
329

Edhe pse numri i infektuarve me Covid 19 sa vjen dhe rritet, duket se masat anti-covid po neglizhohen nga qytetarët. Duket se mungesa e kontrolleve nga institucionet përgjegjëse ka bërë që linjat urbane në kryeqytet të abuzojnë me respektimin e masave.

Një fakt të tillë e konfirmojnë edhe qytetarët të cilët u duhet të udhëtojnë me linjat uraben në kryeqytet.

Qytetarët ankohen dhe për vonesat e autobuzëve, madje dhe qëndrimin nëpër stacione me minuta të gjata.

Kjo situatë është e njëjtë pothuajse në të gjitha linjat urbane ku mosrespektimi i orareve është një fenomen ku udhëtarët ndeshen cdo ditë.

Apeli i qytetarëve shkon për shtim të masave dhe penalitete ndaj gjithë atyre që nuk rrespektojnë masat anti covid.

Zjarr Tv Ad