Rama e emëroi prefekt të Tiranës, Shkëlqim Hajdari merr detyrën: Ligji, busulla ime e vetme! 

0
0

Shkëlqim Hajdari mori zyrtarisht detyrën e prefektit të Tiranës. Në fjalën e tij, ai tha se ligji do të jetë busulla që do ta orintojë në punën e tij.

Ai u shpreh se prefektura do të jetë një urë bashkëpunimi sepse qytetarët, u shpreh Hajdari, kanë nevojë për institucione që flasin.

“Njoh çdo lagje të Tiranës, njoh nga afër çdo fshat, fushë dhe kodër dhe Malin e Dajtit. Njoh qytetarë të vjetër e të rinj. Sot dua të them me zemër të hapur se do të jem prefekti i të gjithëve, që jetojnë në këtë metropol pa dallime. Tirana është e fortë vetëm kur qytetarët janë të bashkuar.

Në ushtrimin e kësaj detyre ligji do të jetë busulla ime e vetme. Drejtimi dhe koordinimi i bashkive dhe institucioneve  do të behet me paanshmëri dhe respekt.

Prefektura do të jetë një urë bashkëpunimi sepse qytetarët kanë nevojë për institucione që flasin”, tha Hajdari.

Shkëlqim Hajdari u shpreh se kjo mund të jetë detyra e tij e fundit në shërbim të shtetit shqiptar.

“Kam 35 vjet që punoj për shtetin shqiptar. Por funksioni i prefektit do të jetë për mua më i bukuri, më i dashuri dhe më i përkushtuari, ndoshta edhe i fundit. Do ta mbyll mendër dhe të le gjurmë të mira.”

Zjarr Tv Ad