Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka komentuar zhvillimet e fundit politike si dhe deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama sa i përket arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, por edhe drejtësisë dhe SPAK-ut.
I ftuar në Euronews Albania, Murrizi ngriti pikëpyetjet se pse kreu i qeverisë lidhur me arrestimin e Veliajt nuk mbajti të njëjtin qëndrim ashtu sikurse ka mbajtur më herët sa i përket “të vetëve” të cilët janë “goditur” nga drejtësia.
“Problemi është se kur flet jashtë parimeve, kur flet jashtë parimeve për drejtësinë vetëm se cënohet interesi jot je i pabesueshëm. Kur flet parimisht dhe mban të njëjtin qëndrim për çdo fenomen të këtij lloji atëherë mund të jesh parimor dhe i pranueshëm nga opinioni publik. Rama nuk ka mbajtur të njëjtën qëndrim me Lefter Kokën, as me Ben Ahmetajn, Saimir Tahirim, Fatos Tushën, Lefter Allën dhe ka thënë PS nuk bën avokati ne askujt dhe Rama nuk mbron askënd që ka dardha, fruta pylli, kastravec e misra pas kurrizit të Ramës.
Pse u pickua kaq shumë pas arrestimit të fundit. Pse na ndryshon ai i Lushnjës, nga ndryshon arrestimi i Fatos Tushes, flas në staturë ligjore se politike ky i Tiranës ka më shumë votues. Nga ndryshon arrestimi 4-5 herë i Fatos Tushes se rri-rri SPAK dhe arreston Lefterin edhe Fatosin i thotë ke të padeklaruar një shtëpi, i thotë oo ke harruar edhe një biçikletë, ke një palë këpucë, e kanë futur 4 herë në burg. Pse reagoi kështu për Veliajn?”, tha Murrizi teksa në vijim po të njëjtës pyetje i dha përgjigjen duke thënë që: “Sepse ka 13 mijë punonjës në punë, ka qenë makineri elektorale për punësime votash dhe sheh që po i afrohet te vetja”.
Duke vënë në pah “frikën” që sipas tij kreu i qeverisë ndjen nga njerëzit e drejtësisë, ish-deputeti demokrat thekson se ndryshe nga Edi Rama dhe Ilir Meta, ai ka ngritur zërin dhe ka përmendur emrat e të gjithë atyre prokurorëve e gjyqtarëve, e kryebashkiakë, ku ka parë padrejtësisë, duke nisur nga Arben Kraja të cilit i referohet si “Enveristi” e deri te Benet Beci për të cilin ka pohuar se ka blerë një vilë në Gjir të Lalzit.
“Unë ndihem më mirë me veten, unë nuk them që janë të gjithë të mirë njësoj dhe të gjithë të këqij njësoj. Kam reaguar me emra Rama akoma nuk belbëzon dhe Ols Dados nuk ia zë emrin se thonë mos ka gjë me mua. As ma ka ndjerë mua për Enversit Ben Krajën, për Kondil Trahanaja, as për Partizan Sokol Çadushi, as për hetuesin Dvoranin dhe hetues Pandon për çdo lloj fëlliqësire që vjen nga komunizmi. Rama nuk flet, as Meta nuk flet vetëm në fund çfry në fund dhe i tha je i pabesë.
Nuk flasim për vettingun që ka qenë selektiv. Noc Rrokun ka për të marrë vetë Rama nga kjo drejtësi. Harroi të deklaronte vilën ai Enveristi, se dërdëllisnin mediat që janë parë bashkë me Benetin, Beneti ka blerë vilë atje, ka harruar pa e deklaruar. Nuk merr dot vilë Gjir Llalzit me rrogë hetuesi, as me rrogë prokurori. Harroi të deklarojë 110 milionë ka ik ai maksutit ky që është kthyer në SPAK, iku nga vettingu në KPK iku se nuk deklaroi që kishte vdekur baba në 1993, shpinë që kishte marrë nga Xhemal Dymyli nga komuniteti ekzekutiv. Rama nuk ka folur kurrë se i ka ardhur mirë”, tha Murrizi.
Në vijim të fjalës së tij, ai komentoi edhe deklaratën e bërë nga kryeministri Rama sa përket grupeve të posaçme të ngritura në SPAK të cilët do të merren me monitorimin e zgjedhjeve.
“Nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Unë uroj që kjo do të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet dot kurrën e kurrës që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta saqë kush merret me politikë të survejohet. Përpjekja e përbashkët për të luftuar dhe për krimet elektorale bëhet secili në pozicionin e vet kushtetues dhe në llogoren e vet. Dalja nga këto pozicione është ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të shqiptareve dhe të përfaqësuesve të tyre”, tha Rama sot, deklaratë e cila sipas Murrizit është “idiote” e jo adekuate për një “burrë shteti”
“Sot, që po i djeg, pashë deklaratën që bëri sot, një deklaratë sa idiote dhe përdhjakëse jo burrë shteti. Mos më hiqni qeverinë që të ble vota, se trashë-trashë kështu kuptohet. Mos na survejoni në punën tonë se ne e kemi në detyrën tonë që të paguajmë lekë nga taksat e shqiptarëve që të blemë vota. Është ngritur një Task-Forc nga SPAK për të monitoruar si ecën fushata”, tha Murrizi.




