Thursday, August 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Rama nuk do një President të të gjithë shqiptarëve”, Grupi parlamentar i...

“Rama nuk do një President të të gjithë shqiptarëve”, Grupi parlamentar i PD-së: Ne u angazhuam, ishim të ndërgjegjshëm se procesi konsensual ishte fasadë

0
66
Zjarr Televizion Adccccc

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka deklaruar se tërheqja e Partisë Socialiste nga marrëveshja për një process të përbashkët për zgjedhjen e Presidentit, tregoi se Edi Rama nuk do një President të gjithë shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat PD thekson se ata u angazhuan seriozisht në ndërtimin e një prcesi gjithëpërfshirës dhe konsensual për zgjedhjen e Presidentit.

Deklaratë e Grupit Parlamentar të PD:

Sipas frymës së Kushtetutës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike u angazhua seriozisht në ndërtimin e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual për përzgjedhje e Presidentit të Republikës. Kur morëm vendimin për ndërtimin e një procesi gjithëpërfshirës ishim të ndërgjegjshëm që regjimi i Edi Ramës kishte paracaktuar emrin e Presidentit dhe se qëndrimi i tij publik se dëshiron një President konsensual me opozitën ishte fasadë dhe mashtrim.

Detyrimi ndaj qytetarëve kërkonte që opozita të përmbushte përgjegjësinë e saj me seriozitet dhe përkushtim me qëllim që Presidenti i ardhshëm të jetë Presidenti i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se ky nuk ishte vullneti i Edi Ramës, njeriut që pasi vjedh zgjedhjet, kap me votat e nongratave të tij në Kuvend çdo institucion të pavarur.

Tërheqja e Partisë Socialiste nga marrëveshja për ndërtimin e një procesi të përbashkët parlamentar për zgjedhjen e Presidentit, provoi atë që Grupi Parlamentar i PD paralajmëroi që në nisje, që Edi Rama nuk do një President të gjithë shqiptarëve dhe përbetimet e tij publike për konsensus me opozitën janë një mashtrim.

Grupi Parlamentar i PD mbetet i angazhuar në vullnetin e tij për nje proces gjithëpërfshirës dhe konsensual për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Shqiptarët meritojnë një President të gjithëpranuar, që i shërben interesit publik dhe jo interesit të pushtetit të Edi Ramës.

Zjarr Tv Ad