Mediat ndërkombëtare, e me se shumti ato italiane, vijojnë te kenë nje interes te madh mbi atë se çfarë po ndodh ne Shqipëri, me protestat e opozitës dhe djegien e mandateve prej tyre. Ketë here ka qene gazeta “Il fatto quotidiano” e cila ka intervistuar kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka ripërsëritur se ne Shqipëri nuk ka asnjë kaos apo revolte popullore, por është opozita e cila ne pamundësi per te fituar zgjedhjet, i fryn zjarrit. Edhe ne ketë interviste Rama ka bere përgjegjëse opozitën per shkatërrim te imazhit te Shqipërisë ne sytë e botes, ndërsa ka ripërsëritur se është i hapur per dialog, por nuk mund te japin mësim, ata qe sipas tij kane shkatërruar vendin.



