Thursday, April 23, 2026
Ballina Aktualitet Rama thirri ambasadorët për të diskutuar për amnistinë fiskale, s’shkon vetë në...

Rama thirri ambasadorët për të diskutuar për amnistinë fiskale, s’shkon vetë në takim, dërgon Ballën

0
45

Kryeministri Edi Rama ftoi në një takim mëngjesin e sotëm ambasadorët e akredituar në vendin tonë, ku do të diskutonte për amnistinë fiskale, por në momentin e fundit ka vendosur që të mos jetë i pranishëm, raporton Euronews Albania.

Në takimin informal, të zhvilluar tek “Vila 30” në kryeqytet, morën pjesë ministrja e Fiancave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Takimi nisi në orën 09:00 dhe zgjati për rreth 60 minuta, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Pas përfundimit të takimit, Taulant Balla doli i shoqëruar me ambasadorin britanik, por nuk pati një deklaratë për mediat.

Ditën e djeshme, Rama është shprehur i vendosur për të vijuar me nismën e qeverisë për amnistinë fiskale dhe penale për paratë e shqiptarëve.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, numri një i qeverisë theksoi se amninistia do të bëhet sepse e kërkon shumica e shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad