Friday, August 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Rama voton në mënyrë demostrative për Metën, nuk shkon fare te dhoma...

Rama voton në mënyrë demostrative për Metën, nuk shkon fare te dhoma e fshehtë…

0
269

Kryeministri Edi Rama, ka votuar në mënyrë demostrative për shkarkimin e Presidentit Meta, duke mos shkuar fare në dhomat e fshehta. Rama zgjodhi që të votonte duke e vendosur kryqin në fletën e votimit, në foltoren që përdoret për të folur nga ana e deputetëve. Në ndryshim nga gjithë deputetët e tjerë të pranishëm, Rama e hodhi fletën e votimit në kuti dhe menjëherë më pas u largua prej sallës së Kuvendit.

Rama foli sot shkurtimisht për shkarkimin e Presidentit Meta, për të cilin tha se ndihej i keqarhdur që dikur kishin qenë miq, por tashmë ai kishte shkelur kushtetutën dhe cënuar rolin si përfaqësues i unitetit të popullit. Deputetët kanë votuar në shumicë dërrmuese votash pro raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta. Pas rreth 4 orësh diskutimesh, lidhur me gjetjet e Komisionit 104 deputetë, kanë qenë dakord me përfundimet e arritura, duke i hapur rrugë rrjedhimisht shkarkimi të Presidentit.

Rezultati i votimit: 

Pro 104 deputetë

Kundër 7

Abstenim 2

Të pavflefshme 1

Tashmë pritet që deputetët të votojnë sërish sa i takon pyetjes së drejtpërdrejtë për shkarkimin e Metës. Faxweb.al ka zbardhur dhe emrat e deputetëve që kanë votuar kundër raportit të komisionit hetimor, për shkarkimin e Metës.

Ata janë:

Elda hoti

Adriatik Alimadhi

Artur Rroshi

Suzana Topi

Lefter Maliqi

Gjetan gjetani

Fatjona Dhimitri

 

Zjarr Tv Ad