Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook për rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut thotë se kjo është rikonfirmim i arritjeve të qeverisë.
“Raporti i Komisionit, edhe njëherë, rekomandon çeljen e pakushtëzuar dhe të menjëhershme të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian” shkruan Cakaj.
Ministri nënvizon se do të nisin menjëherë një fushatë komunikimi politike e diplomatike me vendet anëtare për t’i bindur për nevojën e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.
Cakaj gjithashtu, shprehu angazhimin e plotë të qeverisë, në reformat rrënjësore të ndërmarra e në drejtim të Bashkimit Evropian.




