Real Madrid kryeson renditjen e UEFA-s për të pestin vit radhazi

0
29

Nuk është një trofe, por Real Madrid mund të krenohet me faktin se ata janë në krye të renditjes së UEFA-s për vitin e pestë me radhë. Los Blancos kanë grumbulluar 146,000 pikë, përpara Barcelonës që ka  138,000 pikë, më pas renditen Bayern Munchen (128,000 ), Atletico Madrid (127,000), Juventus (124,000), Manchester City (106,000), Sevilla (104,000), Paris Saint-Germain (103,000), Arsenal (101,000) dhe Porto (93,000).

Madrilenët kaluan një sezon të tmerrshëm në të cilin u eleminuan nga Liga e Kampionëve por ecuria pozitive në 5 sezonet e fundit u kanë dhënë kreun në renditjen e UEFA-s, ndërsa Barcelona shtoi 30.000 pikë në sajë të kalimit në gjysmë-finale. Renditja është bazuar në rezultatet në Ligën e Kampionëve dhe Europa League gjatë pesë sezoneve të fundit. Atletico zë vendin e katërt, me Real Madridin dhe Barcelonën në vendet e para duke qenë dëshmi e mëtejshme e dominimit të futbollit spanjoll mbi pjesën tjetër të Evropës.

 

Zjarr Tv Ad