Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Riatdhesohet në Shqipëri 45 vjeçari, pasi kreu 11 vjet burg për rrëmbim...

Riatdhesohet në Shqipëri 45 vjeçari, pasi kreu 11 vjet burg për rrëmbim personi

0
84
Zjarr Televizion Adccccc

Policia Italiane e zyrës së  emigracionit së Foxhias ka dorëzuar sot në mëngjes pranë autoriteteve shqiptare 45 vjeçarin Sokol Copa i arrestuar më 4 janar të 2002 në Milano me akuzën e rrëmbim personi, zhvatje, grabitje e dhunë ndaj disa shtetasve shqiptare.

Autoritetet italiane kanë riatdhesur sot drejt Shqipërisë, shqiptarin Sokol Copa 45 vjeç.

Gjykata e Milanos e dënoi me 14 vite e 8 muaj burg dhe pasi kreu 11 vite në pranga ai fitoi lirinë.

Por në tetor të 2018, Sokol Copa u arrestua përsëri nga policia kufitare e Barit me urdhrin e burgimit lëshuar nga Prokuroria e Pavias.

Aktiviteti i monitorimit të të burgosurve të huaj në fazën e lirimit, informon zyra e emigracionit pranë policisë së burgjeve, lejon marrjen e masave administrative për riatdhesimin e tyre, në mënyrë që të mos i shpëtojnë masës së dënimit”.

Zjarr Tv Ad